Punonjes Social -Shkoder

Additional Locations AL-Shkoder
Posted Date 2 days ago(16/04/2026 10:07)
National Association
Albania
Function
Family Strengthening
Employment type
Limited Full-Time

Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prindrit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me ta.

SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve

 

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:

 

Punonjës Social ne Projektin e Fuqizimit te Familjes, Shkoder

 

Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, Shkoder, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.

 

Pergjegjesite Kryesore:

 

  • Punonjesi Social identifikon rastet e familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt;
  • Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale
  • Siguron dokumentacionin e duhur për çdo familje të përfshirë në projekt dhe siguron plotësimin e dosjes individuale të familjeve në mënyrë të rregullt dhe periodike.
  • Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një plani te caktuar
  • Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre
  • Përdor sistemin e Bazës së të Dhënave për të regjistruar, menaxhuar dhe monitoruar në mënyrë të strukturuar informacionin për familjet dhe rastet që ndjek.
  • Koordinon shërbimet që i ofrohen familjeve pjesëmarrëse si brenda qendrës, ashtu edhe jashtë saj.
  • Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situate krize duke u bazuar në këshillim intensiv).
  • Zhvillon aktivitete rikrijuese dhe socializuese për fëmijët dhe prindërit.
  • Siguron kualifikime profesionale dhe mundësi për punësim për përfituesit.
  • Siguron monitorim periodik dhe rivlerësim të rasteve
  • Realizon Rivlerësimin e Nevojave dhe PIZHF për cdo familje në mënyrë individuale sipas procedures se administrimit te rasteve.

 

Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve:

SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte e perkushtuar per te ruajtur dhe promovuar vlerat e saj thelbesore, besimet dhe sjelljet etike te larta ne çdo nivel. Presim qe te gjithe punonjesit tane te respektojne keto standarde dhe te kontribuojne ne mjedisin tone te punes te sigurt dhe te pergjegjshem. Si pjese e procesit te rekrutimit, do te kryhet nje kontroll i referencave per te siguruar perputhshmerine me keto pritshmeri. Kjo nisme synon te parandaloje aplikimet nga kandidatet e papershtatshem.

 

  • Ka pergjegjesine per te mbrojtur femijet nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunes dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka pergjegjesine te raportoje menjehere cdo dyshim, shqetesim, akuze apo incident ne lidhje me sigurine e femijeve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Perfshin njerezit e duhur ne kohen e duhur; raportimi duhet te behet ne strukturat perkatese te percaktuara me ligj per mbrojtjen e femijes dhe/ose grupin e mbrojtjes se femijeve ne nivel kombetar.
  • Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave te rastit.
  • Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale dhe Kodin e Sjelljes
  • Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;
  • Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;

 

Profili për pozicionin Punonjës Social

  • Diplomë “Bachelor” në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit të dytë “Master Shkencor / Profesional” në të njëjtën fushë;
  • Preferohet të jenë të regjistruar në Urdhrin e Punonjësit Socialë, sipas Ligjit përkatës;
  • Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë;
  • Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve;
  • Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet ;
  • Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup;
  • Aftësi komunikuese

 

Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat e mëposhtëme brenda datës 30.04.2026, në adresën hr@soskd.org.al

 

  • Curriculum Vitae;
  • Letër interesi;
  • Referencë

 

Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.

 

Options

Sorry the Share function is not working properly at this moment. Please refresh the page and try again later.
Share on your newsfeed