Financier per Projektin e Tiranes

Additional Locations AL-Tirana
Posted Date 7 hours ago(23/04/2026 16:04)
National Association
Albania
Function
Finance & Controlling
Employment type
Limited Full-Time

 

POZICION VAKANT

 

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

  

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin Financier per Projektin e Tiranes

 

Lokacioni: SOS Fshati Femijeve Tirane

 

Roli i pozicionit:

Përgjegjës për menaxhimin financiar dhe administrativ të Projektit të Tiranës, duke siguruar përputhshmëri me politikat e organizatës, legjislacionin shqiptar dhe kërkesat e donatorëve

Pozicioni garanton përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar dhe politikat e organizatës, si dhe mbështet menaxhmentin përmes raportimit dhe analizës financiare.

 

Kriteret e Kerkuara:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në financë;
  • Eksperiencë në buxhetim, raportim financiar, analiza financiare dhe procedura prokurimi;
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit financiar dhe standardeve të kontabilitetit;
  • Eksperiencë në përgatitjen e deklaratave tatimore, pagave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;
  • Njohuri shumë të mira të sistemeve financiare dhe programeve kompjuterike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, me shkrim dhe verbal;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Integritet i lartë profesional, etikë e fortë në punë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Siguron planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të programit;
  • Menaxhon rrjedhën e parasë, pagesat dhe detyrimet financiare;
  • Përgatit raportime financiare dhe analiza për menaxhmentin;
  • Menaxhon procesin e pagave dhe benefiteve të stafit;
  • Mbështet proceset e prokurimit dhe administrimin e burimeve;
  • Siguron integritetin e regjistrimeve kontabël dhe dokumentacionit financiar;
  • Menaxhon inventarin e aseteve të programit;
  • Mbikëqyr dhe monitoron punën e stafit në varësi;
  • Mbikëqyr punimet e kryera nga palë të treta (p.sh. në raste rikonstruksionesh);
  • Garanton përputhshmërinë me politikat e organizatës dhe legjislacionin në fuqi;
  • Mbështet proceset e auditimit dhe forcon kontrollin e brendshëm.

 

Ne kuader te Politikave të Mbrojtjes

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.

  • Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit.
  • Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve.
  • Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës.
  • Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA.
  • Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve.

 

Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 10.05.2026 në adresën hr@soskd.org.al  dokumentat e mëposhtme:

 

  • CV
  • Leter interesi
  • Reference

 

Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.

 

 

Options

Sorry the Share function is not working properly at this moment. Please refresh the page and try again later.
Share on your newsfeed