POZICION VAKANT
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë (Kontratë me afat të caktuar – Zëvendësim për Leje Lindjeje) në pozicionin:
Shef Finance & Pergjegjes i Prokurimeve dhe Logjistikes
Lokacioni: Zyra Nacionale, Tirane
Roli i pozicionit:
Shefi i Financës dhe Përgjegjësi për Prokurimin dhe Logjistikën është përgjegjës për administrimin, kontrollin dhe raportimin financiar të projekteve dhe aktiviteteve të organizatës, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar, politikat e brendshme dhe kërkesat e donatorëve. Pozicioni garanton funksionimin e përditshëm financiar të organizatës përmes menaxhimit të proceseve kontabël, buxhetimit, fluksit të parasë, raportimit financiar, deklarimeve fiskale dhe administrimit të aseteve. Gjithashtu, koordinon dhe monitoron proceset e prokurimit dhe logjistikës, duke siguruar transparencë, efikasitet dhe respektim të procedurave të organizatës. Në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Financës dhe drejtuesit e tjerë, kontribuon në forcimin e kontrollit të brendshëm, menaxhimin e granteve dhe mbështetjen e vendimmarrjes përmes informacionit financiar të saktë dhe në kohë.
Kriteret e Kerkuara:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet;
- Minimumi 5 vite përvojë pune në financë dhe kontabilitet;
- Minimumi 2-3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme drejtuese ose mbikëqyrëse;
- Eksperiencë në menaxhimin financiar të projekteve të financuara nga donatorë dhe grante si dhe në përgatitjen e raporteve financiare sipas kërkesave të donatorëve;
- Eksperiencë mbi 3 vite në buxhetim, raportim financiar, analiza financiare, procedura prokurimi dhe menaxhimin e kontratave;
- Eksperiencë në përgatitjen e deklaratave tatimore, listpagesave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve;
- Përvojë në organizata jofitimprurëse (OJF) përbën avantazh;
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal, tatimor dhe kontabël shqiptar;
- Eksperiencë dhe njohuri shumë të mira mbi administrimin e inventarit dhe aseteve.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;
- Eksperiencë dhe njohuri shumë të mira në përdorimin e sistemeve financiare; preferohet përvojë në programin financiar Dynamics D365 ose sisteme të ngjashme;
- Eksperiencë në përdorimin e platformave elektronike të administratës publike (e-Albania, sistemi online i tatimeve etj.);
- Përdorim shumë i mirë i Microsoft Office, veçanërisht Excel;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;
- Aftësi të forta planifikuese dhe menaxhimi të prioriteteve;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, me shkrim dhe verbal;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet;
- Vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe saktësi në punë;
- Integritet i lartë profesional, etikë e fortë në punë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbështet planifikimin, regjistrimin, administrimin dhe monitorimin e buxheteve të organizatës dhe projekteve të financuara nga donatorët, duke analizuar devijimet dhe siguruar zbatimin efektiv të tyre;
- Menaxhon fluksin e parasë duke përgatitur dhe ekzekutuar pagesat, transfertat bankare, pagat, arkëtimet dhe parapagimet, si dhe duke siguruar planifikimin dhe likuiditetin financiar të organizatës;
- Siguron administrimin e plotë të procesit kontabël dhe raportimit financiar, duke garantuar regjistrimin korrekt të transaksioneve, përmbushjen e detyrimeve fiskale, menaxhimin e aseteve, përgatitjen e raporteve financiare, mbështetjen e auditimeve dhe arkivimin e dokumentacionit sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të organizatës;
- Menaxhon dhe monitoron zbatimin financiar të projekteve dhe granteve të financuara nga donatorët, duke përgatitur raportet financiare dhe duke siguruar përputhshmërinë e shpenzimeve me kërkesat kontraktuale dhe rregullat e financimit;
- Menaxhon dhe monitoron proceset e prokurimit në përputhje me politikat dhe procedurat e organizatës, duke siguruar dokumentacion të plotë, transparencë, respektim të pragjeve të autorizimit dhe miratime sipas niveleve përkatëse të përgjegjësisë;
- Koordinon aktivitetet logjistike të organizatës, duke administruar furnizimin me karburant, dokumentacionin e mjeteve dhe aseteve, si dhe duke siguruar inventarizimin dhe mirëmbajtjen e saktë të regjistrave të pasurive;
- Siguron përputhshmërinë me rregulloret financiare, procedurat e brendshme, legjislacionin shqiptar dhe kërkesat e donatorëve, duke mbështetur zbatimin e kontrolleve të brendshme financiare në organizatë;
Ne kuader te Politikave të Mbrojtjes
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.
- Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit.
- Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve.
- Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës.
- Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA.
- Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 28.06.2026 në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:
- CV
- Leter interesi
- Reference
Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
Shënim: Ky pozicion ofrohet për zëvendësimin e përkohshëm të një punonjëseje gjatë periudhës së lejes së lindjes. Kontrata do të jetë me afat të caktuar dhe do të përfundojë me rikthimin e punonjëses në detyrë ose sipas afatit të përcaktuar në kontratë.